Burak Bir
05 Shkurt 2022•Përditësim: 07 Shkurt 2022
Rockstar Games njoftoi se edicioni i ri i serisë së saj të njohur të video-lojërave Grand Theft Auto (GTA) është në prodhim, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Me kënaqësi konfirmojmë se zhvillimi aktiv për serinë e radhës është duke u zhvilluar”, thuhet në Twitter.
Producenti amerikan i video-lojërave tha se do të vazhdojnë të ecin përpara me projekte të reja.
Rockstar Games gjithashtu falënderoi të gjithë për mbështetjen e serisë.
Seria Grand Theft Auto daton nga viti 1997.