Emre Aytekin
25 Janar 2017•Përditësim: 26 Janar 2017
ANKARA (AA) - Inxhinierët rusë kanë njoftuar se kanë testuar me sukses një armë të re e cila në saj të mekanizmit të qitjes elektromagnetike mund të arrijë shpejtësinë deri në shpimin e të gjitha llojeve të blindave, raporton Anadolu Agency (AA).
Inxhinierët e njësisë kërkimore të presionit të lartë në Institutin Shatura në afërsi të kryeqytetit të Moskës njoftuan se kanë përfunduar testimin e një arme të re e cila në vend të mekanizmit shpërthyes dhe shtytës kryen qitjen me akumulimin e forcës elektromagnetike.
Arma e re tekonologjike kryen qitjen nga një slitë e cila ka dy prodhues fuqie elektromagnetike në të dy anët brenda tytës.
Pasi ekspertët kanë vënë në dukje se plumbi i shkrepur nga arma e testuar arrin një shpejtësi prej 3 kilometrash në sekondë, ku dhe në një video të publikuar vërehet se cilindri 15 gram i nxjerrë nga arma shpon pllakën prej alumini me trashësi disa centimetra.