Ahmet Özler
21 Dhjetor 2015•Përditësim: 22 Dhjetor 2015
KARABUK (AA) – Studentët e fushës së elektronikës dhe elektroteknikës së Universitetit Karabuk në Turqi, Mustafa Turkcan dhe miku i tij, me rastin e shënimit të vdekjes së dijetarit dhe poetit sufi Xhelaludin Mevlana Rumi, disejnuan dhe krijuan një robot që kryen “valle qiellore” dervishësh karakteristikë e dervishëve mevlevi, raporton Anadolu Agency (AA).
Turkcan së bashku me tre miq, siç tregon, për tre ditë arriti të realizojë projektin e robotit vallëzues.
Roboti është zbukuruar me detajet që asocojnë në veshjen të cilën e mbajnë mevlevitë, pjestarë të tarikatit të dervishëve mevlevi dhe vallëzojnë në kohëzgjatje prej pesë minutave.
“Këtë robot e kemi bërë me rastin e shënimit të përvjetorit të Mevlan-it. Zbatuam teknika të punimit të robotit që i kemi mësuar në orë”, sqaroi Turkcan dhe theksoi se nuk kanë patur kurrfarë buxheti për punimin e robotit porse kanë shfrytëzuar pjesë funksionale nga mbeturinat në punën e tyre.
Turkcan shtoi se roboti ka gjashtë motora dhe mendon për bërjen e robotit të llojit të njëjtë vetëm me dimensione më të mëdha.