Ayşe Aktaş
22 Maj 2016•Përditësim: 23 Maj 2016
WASHINGTON (AA) – Avioni Solar Impulse 2 (SI 2), ka ateruar të shtunën në mbrëmje në aeroportin në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i dhënë fund pjesës së 12-të të udhëtimit rreth botës me të cilin promovon burime të pastërta të energjisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në faqen e internetit të projektit Solar Impulse theksohet se avioni ka fluturuar mbrëmë nga aeroporti ndërkombëtar në Tulsa të shtetit Oklahoma, dhe se pas 16 orë dhe 34 minuta ka ateruar me sukses në Dayton.
Pritet që para se të kalojë Atlantikun, avioni të aterojë edhe në New York.
Avioni fluturon me një shpejtësi mesatare prej 45 kilometra në orë, ndërsa në kohën kur dielli është i fortë shpejtësia e tij dyfishohet.
Udhëtimi rreth botës i “SI 2” filloi më 5 mars 2015 në Abu Dhabi, dhe deri më tani ka përshkuar Indinë, Mianmarin, Kinën, Japoninë dhe disa shtete federale të Amerikës.