Bekim Buci
25 Shtator 2015•Përditësim: 25 Shtator 2015
SHKUP (AA) - “Farmacisti: Partneri juaj për shëndetin” është tema e këtij viti në shënimin e 25 shtatorit, Ditës Botërore të Farmacistit nën organizim të Odës së Farmacistëve të Republikës së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetarja e Odës së Farmacistëve të Republikës së Maqedonisë dhe profesoresha në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin “Goce Delçev” në Shtip, Biljana Angelovska në prononcimin për Anadolu Agency për shënimin e Ditës Botërore të Farmacistit, theksoi se përdorimi i ilaçeve është ngushtë e lidhur me farmacinë, njohuritë dhe përvojën farmaceutike, prej nga del edhe roli i pazëvendësueshëm për farmacistin në zbulimin e tij, prodhimin dhe furnizimin.
“Ne erën e re në zhvillimin e mbrojtjes shëndetësore, me zbatimin e teknologjive të reja, zhvillimin e metodave të reja të shërimit, risitë e molekulave të reja, vënien në qarkullim të ilaçeve gjithnjë e më shumë, roli i farmacistit është gjithnjë e më i madh në qasjen e terapisë nga pacientët, në shërimin e tyre të sigurt, në ofrimin e informacioneve të sakta dhe në përgjithësi në kujdesin për shëndetin e përgjithshëm”, ka thënë Angelovska.
Pacientët u besojnë farmacistëve, shumë më tepër, se sa që mendohet, tregon Biljana Angelovska, duke folur për rolin e farmacistëve në sistemin e shëndetësisë dhe marrëdhëniet në relacionin pacient-farmacist.
“Hulumtimet e mendimit publik të cilën ne e realizojmë, si dhe hulumtimet botërore, tregojnë se shumë më tepër nga se mendohet, njerëzit u besojnë farmacistëve dhe i vlerësojnë si partnerë në mbrojtjen e shëndetit të tyre”, ka thënë ajo duke shtuar se e tashmja moderne bën që farmacisti patjetër të jetë më tepër i edukuar që të ballafaqohet në mënyrë të përgjegjshme me të gjitha sfidat me të cilat ndeshet gjatë punës me pacientët.
“Duhet patjetër të theksoj se farmacisti është punëtori i fundit shëndetësor me të cilin takohet pacienti gjatë përdorimit të mjekëve, para marrjes së terapisë. Ajo do të thotë se të gjitha këto çështje të cilët pacienti ka harruar ti parashtrojë sistemit shëndetësor, ia parashtron ato pacientit. Prandaj ne edukojmë farmacistët, të cilët janë të përgatitur të arrijnë besimin e pacientit dhe në një marrëdhënie partneriteti të punojnë në mbrojtjen shëndetësore”, thekson Angelovska.
Në Maqedoni ka rreth 2500 farmacistë të cilët punojnë në industri, kontrolle dhe shpërndarjen e ilaçeve, në arsim, ndërsa pjesa më e madhe e tyre punojnë në farmaci.