Ekip
23 Qershor 2016•Përditësim: 23 Qershor 2016
GJENEVË (AA) – Të dhënat më të reja të Kombeve të Bashkuara (KB) të cilat sot u bënë publike tregojnë se numri i personave të moshës madhore, të varur nga droga në botë është rritur për herë të parë në gjashtë vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti KB-ve për drogë dhe krim (UNODC) në raportin botëror për drogën në vitin 2016 thekson se janë regjistruar rekord 29 milionë të varur nga droga në mbarë botën që është për dy milionë më shumë se në raportin e kaluar.
Përdorimi i heroinës “është rritur ndjeshëm” gjatë dy viteve të fundit, thonë nga OKB-ja duke theksuar se veçmas është e potencuar në vendet e Evropës Perëndimore dhe në Afrikën Veriore ku ka më së shumti të varur.