Fatih Erel
29 shtator 2015•Përditësim: 29 shtator 2015
GJENEVË (AA) – Shifrat e reja të publikuara të martën flasin për rreth 3,000 refugjatë të vdekur këtë vit, gjatë përpjekjeve për të kaluar detin Mesdhe, duke përfshirë edhe 246 njerëz që kanë humbur jetën në ujërat mes Greqisë dhe Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA)
Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Joel Millman, tha se në pesë javët e kaluara, është shënuar rritje e numrit të incidenteve në detin Egje.
Duke folur në Gjenevë ai tha se: "Incidenti i fundit ndodhi të dielën, në të cilin 17 refugjatë sirian, në mesin e të cilëve fëmijë, u mbytën pasi anija e tyre u fundos në ujërat e Turqisë"
Statistikat e IOM-it thonë se pjesa më e madhe nga 2,892 të pësuarit, 2,621 kanë vdekur gjatë kalimit nga Afrika Veriore në Evropë, kryesisht në Itali..
Rreth 522,134 njerëz, që është dy herë më shumë nga viti i kaluar, kanë arritur të dalin në Evropë nëpërmjet Mesdheut, përfshirë 388,324 njerëz që kanë zbarkuar në Greqi, 130,891 në Itali, tha IOM.
Numri më i madh i refugjatëve është i përkatësisë kombëtare siriane, vend ku i cili po braktiset si rrjedhojë e luftës e cila ka hyrë në vitin e pestë. Deri më tani, rreth 200,000 sirianë kanë arritur në Greqi.