Duygu Yener
26 Dhjetor 2015•Përditësim: 27 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) – Për shkak të sëmundjes që ka pasur si fëmijë Halim Yilmaz (59) nga Turqia, tetë herë ka operuar zemrën për 27 vite. Pasi mjekët i thanë se i kanë mbetur edhe gjashtë muaj jetë, Yilmaz pati edhe operacionin e nëntë, i cili me sukses është realizuar, ndërsa ai është shndërruar në “fenomen mjekësor” dhe hyri në literaturën mjekësore turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Yilmaz-in e operoi dr. Kerim Cagli në një spital në Ankara, i cili tha se pacienti pas tetë operacioneve është ankuar për pamundësinë e frymëmarrjes dhe lodhje të shpejtë.
Cagli shtoi se operacioni i nëntë ka qenë shumë rrezik dhe ka zgjatur më shumë se nëntë orë.
“As ne nuk kemi pritur se operacioni do të shkojë aq mirë. Kemi dërguar të dhënat, do të botohen në literaturën ndërkombëtare”, tha Cagli për Anadolu Agency.
Yilmaz tha se pas operacionit të nëntë është i lumtur që i gjallë është çuar nga salla e operacionit. Siç tregon, ai ka pasur bioprotezë të vendosur gjatë operacionit të katërt, megjithatë gjatë rënies ajo është deformuar, ku doemos është dashur të bëjë operacion të ri.
Pacienti në fjalë shton se tre vite ka fjetur në kolltuk dhe kjo i ka shkaktuar dhimbje. Ai theksoi se si shumë mjekë kanë thënë se trupi i tij nuk mund të durojë edhe një operacion, por ai dëshiroi të shfrytëzojë shansin, meqë, siç thekson, nuk ka patur çka të humb.
Yilmaz para operacionit ka mundur të ecë 50 metra, ndërsa tani mund të ecë gjashtëfish më tepër.