Halil Demir
02 Tetor 2015•Përditësim: 02 Tetor 2015
STAMBOLL (AA) - Gjatë një operacioni të ndërmarrë kundër organizatës terroriste PKK në Stamboll janë arrestuar 44 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së Stambollit me mbështetjen e forcave speciale dhe të helikopterëve në 28 rajone duke përfshirë rajonet Sultangazi, Bağcılar, Başakşehir dhe Esenyurt kanë kryer operacione në të njëjtën kohë në 67 adresa të ndryshme.
Gjatë operacionit u arrestuan 44 persona si dhe u sekuestruan 3 pistoleta, një numër i madh fishekësh si dhe dokumente e materiale të ndryshme të organizatës.
Të dyshuarit pas kontrollit shëndetësorë në spitalin Haseki u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Stambollit.
Theksohet gjithashtu se operacioni dhe kontrollet janë në vazhdim.