Şenhan Bolelli
25 Shtator 2023•Përditësim: 27 Shtator 2023
Me përfundimin e stinës së verës në Spanjë është shënuar rritje e rasteve me COVID-19, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave që Sistemi i Mbikëqyrjes së Infeksioneve Akute të Rrugëve të Frymëmarrjes ka mbledhur nga shërbimet e ndërhyrjes së parë nëpër spitale, thuhet se pavarësisht rritjes së rasteve të COVID-19, virusi është më pak efektiv në krahasim me vitet 2020-2021 kur ai preku të gjithë botën.
Mesatarja e rasteve në 100 mijë persona është 112.8 në periudhën 11-17 shtator dhe se numri i personave që trajtohen në spitale është shumë i ulët. Në Spanjë kryesisht ndaj personave mbi 60-vjeç, të sëmurëve kronikë dhe foshnjave janë bërë paralajmërime që pavarësisht çdo gjëje të tregohen të kujdesshëm.
Rritja tek rastet është reflektuar edhe në shitjen e testeve të COVID-19. Në anketimet e kompanive hulumtuese, vihet theksi se shitja e testeve të antigjenit është rritur me një mesatare prej 556 për qind në shtator në krahasim me muajin qershor.
Rritja e këtyre testeve të siguruara nga farmacitë, janë rritur deri në 1.374 për qind në rajonet Extremadura, 1.265 për qind në Castilla La Mancha, 991 për qind në Castilla y Leon, 848 për qind në Valensiya të Spanjës.
Autoritetet kanë nënvizuar se pavarësisht kësaj rritjeje, shitjet nuk kanë arritur as edhe në nivelin më të ulët të vitit 2022. Ministria spanjolle e Shëndetësisë në prill 2022 hoqi masat për COVID-19 dhe më pas i dha fund karantinës madje edhe në linjat e biznesit të brishtë si dhe vendosi që ndaj COVID-19 të bëhet trajtimi si grip.
Gjithashtu edhe detyrimi i zbatuar për vendosjen e maskave vetëm në spitale dhe farmaci, përfundoi këtë verë.
Fushatë vaksinimi kundër COVID-19 dhe gripit
Në disa administrata autonome të Spanjës ka filluar fushata vaksinuese e vjeshtës kundër infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.
Në fushatën e vaksinimit, për ato që dëshirojnë aplikohen së bashku vaksinat për COVID-19 dhe grip. Ndryshe nga e kaluara njoftohet se krahas të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë, deklarohet se vaksina RSV (Respiratory syncytal virus) do të kryhet për herë të parë edhe ndaj foshnjave.
Komisioni i Shëndetit Publik në 3 vitet e fundit ka rekomanduar praktikën e administrimit së bashku të vaksinave kundër COVID-19 dhe gripit ndërsa thuhet se vaksinat e COVID-19 janë Pfizer dhe vaksina spanjolle Hipra.
Gjithashtu personelit shëndetësor, punonjësve të sigurisë dhe mbrojtjes civile si dhe duhanpirësve u është rekomanduar që të marrin vaksinën kundër COVID-19 dhe gripit.