Said İbicioğlu
05 Shkurt 2017•Përditësim: 06 Shkurt 2017
HARTUM (AA) - Ministri sudanez i Shëndetësisë, Bahar Idris Abu Garda, ka njoftuar në vitin 2016 janë diagnostikuar me kancer 160 mijë shtetas të Sudanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim në një konferencë për shtyp të mbajtur me rastin e Ditës Botërore të Kancerit nga Shoqata Miqtë e Fëmijëve Sudanezë të Sëmurë me Kancer, ministri Abu Garda ka konfirmuar se në vitin 2016 në Sudan 160 mijë persona janë diagnostikuar me sëmundjen e kancerit.
Pasi ka vënë në dukje se Sudani pas heqjes së sanksioneve do të ketë pajiset e teknologjisë më të fundit, Garda tha se pas udhëzimëve të mëparshme të presidentit Omer el-Beshir kanë bërë përgatitjet për të ofruar shërbim falas për familjet e varfëra.
Sanksionet e vendosura në vitin 1997 me udhëzim të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, duke penguar që Sudani të kryejë drejtpërdrejt veprime në bankat e huaja, shkaktuan rënien e rezervave të valutës së huaj dhe të investimeve të jashtme.
Sudani i cili për këtë arsye nuk ka mundur të ndërtojë një ekonomi të qëndrueshme për 20 vite, shpreson se me vendimin e marrë nga SHBA-të me 13 janar për heqjen e sanksioneve do të eliminohen dëmet ekonomike duke kaluar në një fazë të re.