Bekim Laci
04 Shkurt 2016•Përditësim: 05 Shkurt 2016
SHKUP (AA) - Shoqata për luftë kundër kancerit “Borka” bashkë me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, në prani të figurave të ndryshme nga jeta shoqërore, shënuan Ditën Botërore të luftës kundër kancerit, 4 shkurtit ditë kjo që shënohet edhe në rrafsh global, raporton Anadolu Agency (AA).
Ashtu siç informoi kryetarja e shoqatës Borka, Biba Dodeva, shënimi i sivjemë i kësaj dite bëhet nën moton “Ne mundemi. Unë mundem”, e cila dërgon mesazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara drejtuar autoriteteve shtetërore anëmbanë botës që të vënë theksin në parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Dodeva theksoi se shkalla e vdekshmërisë nga kanceri, në Maqedoni është nga më të lartat në Evropë dhe botë. Në Evropë është në vendin e katërt ndërsa në rrafsh botëror e gjashta.
Ajo shtoi më tej se të dhënat flasin se në Maqedoni gjatë vitit 2015 janë paraqitur 4200 të reja të të sëmurëve nga sëmundje malinje, ku më të theksuar te burrat janë: kanceri në mushkëri të bardha, karcinomi kolateral dhe kanceri në prostatë ndërsa te femrat kryeson kanceri në gji, ndërsa vijojnë kanceri në mushkëri të bardha, në mitër dhe në grykë të mitrës.
Në rrafsh global, rreth 8.2 milonë njerëz në vit vdesin në votë nga kanceri, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se me një strategji vdekjet mund të parandalohen.
“Njëri nga aktivitetet e para të cilat do ti ndërmerr aleanca e shoqatave të pacientëve është shpallja e vitit 2016 vit i kancerit për çka do të përgatitet një strategji kombëtare e sëmundjeve malinje me një mision të të luftuarit të kancerit 2016-2020”, tha Dodeva.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë, Jovanka Kostovska nga ana e saj tha se zbulimi i hershëm i sëmundjeve malinje paraqet njërin nga prioritetet kryesorë në Ministrinë e Shëndetësisë për çka çdo vit miratohen programe të veçanta duke bërë skrining të kancerit.
“Të dhënat flasin se vetëdija e qytetarëve po rritet në vazhdimësi për sa i përket kontrolleve parandaluese, dhe në veçanti është rritur numri i atyre që kanë bërë skrining të karcinomit në mitër i cili për nga vdekshëmira është alarmant, me 280 raste në vit”, tha Kostovska.
Në eventin e sotëm, u tha se OBSH-ja ka dalë me një konstatim se 70 përqind e rasteve të reja do të shfaqen në vendet me të ardhura mesatare dhe të ulëta, ku mjetet për diagnostifikim dhe trajtim janë pothuajse inekzistuese.