Hüseyin Burak Demirer
11 Korrik 2018•Përditësim: 12 Korrik 2018
LONDËR (AA) - Pas një sezoni në Borussia Dortmund, futbollisti ukrainas, Andriy Yarmolenko, do të vazhdojë në ekipin e Premier ligës angleze, West Ham, raporton Anadolu Agency (AA).
Menaxhmeti i West Hamit njoftoi se sulmuesi anësor Yarmolenko do të nënshkrujë kontratë 4 vjecçare.
Mediat britanike raportojnë se kontrata është me vlerë 20 milionë euro.
Pas paraqitjeve tërheqëse në Dynamo të Kievit, Yarmolenko vitin e kaluar për 25 milionë euro kaloi në Borussoa Dortmund. Në fanellën e përfaqësueses ukrainase ka luajtur 76 ndeshje.