BARCELONA (AA) - Klubi i famshëm spanjoll Barcelona blen lojtarin e kombëtares turke, Arda Turan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga klubi i Barcelonës theksohet se Bordi Administrativ i cili do të jetë në drejtimin e klubit deri në zgjedhjen e presidentit të klubit që do të mbahen më 18 korrik pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme ditën e sotme vendosi me shumicë votash transferimin e Arda Turan.
Klubi spanjoll i cili do të nënshkruajë një marrëveshje 5 vjeçare me Arda Turan do të paguajë ndaj Atletico Madrid një shumë prej 34 milionë euro. Gjithashtu theksohet se Barcelona do ti paguajë edhe 7 milionë euro Atletico Madrid në varësi të kushteve të suksesit që do të arrihen brenda sezonit.
Në deklaratë gjithashtu theksohet se Bordi Ekzekutiv i Klubit të Barcelonës tani do të paguajë 10 përqind klubit të Atletico Madrid, ndërsa pjesën tjetër me 20 korrik nga presidenti i ri i klubit në një kohë brenda 24 orëve.
Ndërsa në anën tjetër në faqen e internetit klubi i Barcelonës ka njoftuar për tifozët e tij blerjen duke paraqitur Arda Turan me fanellën e Barcelonës me mbishkrimin në turqisht "Mirë se erdhe Arda" (Hoşgeldin Arda).
Në deklaratë theksohet më tej se bisedimet për transferimin e ti kishin filluar që para disa muajsh dhe se mes klubit të Atletico Madrid dhe futbollistit ishte arritur një marrëveshje e plotë ku dhe pas shqyrtimit të raporteve teknike nga bordi drejtues dhe të raporteve të komisioneve ekonomike u miratua transferimi i Arda.
Arda i cili u përfshi në ekip me kërkesën e veçantë të trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique për një sezon do të fitojë një shumë prej 7 milionë eurosh neto.
Ndërsa Ahmet Bulut menaxheri i Arda Turan në një deklaratë për gazetarin e AA-së theksoi se futbollisti i kombëtares është shumë i gëzuar.
Bullut ka vënë në dukje se ceremonia e nënshkrimit do të kryhet në ditët në vijim dhe ndaj një pyetjeje se çfarë do të bëhet në lidhje me ndalimin e transferimeve tek Barcelona deri në vitin 2016 ai i është përgjigjur se: "Çdo gjë do ta shpjegojmë ditën e nesërme".