Abdulkadir Karakaya
25 Mars 2024•Përditësim: 26 Mars 2024
Ish-futbollisti anglez Ashley Cole, i është bashkuar "Hall of Fame" (Salla e Famës) së Premier Ligës Angleze, transmeton Anadolu.
Në njoftimin e Premier Ligës thuhet se Cole i cili ka qenë pjesë e klubeve Arsenal dhe Chelsea dhe që ka fituar 3 kampionate, është zgjedhur për në "Sallën e Famës".
Cole tha se i kujton gjithmonë trofetë e fituar me Arsenalin dhe Chelsean. "Është privilegj i madh për mua të jem në 'Hall of Fame' me emra si Alan Shearer, Thierry Henry, Didier Drogba dhe Rio Ferdinand", tha ai.
Ish-mbrojtësi i majtë 43-vjeçar, i cili luajti 384 ndeshje në Premier Ligë, i dha fund karrierës së tij aktive futbollistike në vitin 2019.