Sibel Uğurlu
11 Gusht 2017•Përditësim: 12 Gusht 2017
STAMBOLL (AA) - Vrapuesi turk Ramil Guliyev u bë kampion i botës të enjten, duke i dhënë Turqisë medaljen e parë të artë në 200 metra për meshkuj në fitoren e tij befasuese në kampionatin botëror të atletikës në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).
Guliyev, i cili është anëtar i klubit sportiv Fenerbahçe të Turqisë, përfundoi garën në 20.09 sekonda, përpara kampionit olimpik të Afrikës së Jugut Wayde van Niekerk, i cili mori medaljen argjendtë me 20.11 sekonda. Jereem Richards nga Trinidadi arritI ta sigurojë medaljen e bronztë.
Duke folur për TRT Sports, Guliyev falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar, duke thënë vrapimi që zhvilloi ishte "një garë mahnitëse" për të.
"Kam besuar gjatë gjithë vitit se mund t'ia dal. Shpresoj që herën tjetër do të kemi medalje në Lojërat Olimpike", tha Guliyev.
Ndërkaq, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan e përgëzoi kampionin në Twitter. "Përgëzoj përzemërsisht Ramil Guliyevin, i cili na bëri krenar duke fituar medaljen e arit në 200 metra për meshkuj në Kampionatin Botëror të Atletikës", ka qenë mesazhi i presidentit Erdogan.
Ndryshe, kampionati botëror 10-ditor i atletikës përfundon të dielën.