Serhat Bağbars
02 Prill 2017•Përditësim: 03 Prill 2017
PRAGË (AA) - Sportistja nga Kenia, Joyciline Jepkosgei, në gjysmë maratonën e organizuar në Pragë, ka thyer 4 rekorde botërore, raporton Anadolu Agency (AA).
Atletja 23 vjeçare keniane Jepkosgei, në gjysmë maratonën për gratë e organizuar në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, me performancën prej 1 orë e 4 minuta dhe 52 sekonda, ka thyer rekordin botëror të bashkëqytetares së saj Peres Jepchirchir për 14 sekonda.
Jepskosgei gjithashtu arriti të thyej rekordin botëror edhe në 10 kilometra me 30.05, në 15 kilometra me 45.37 dhe 20 kilometra me 1.01.25, respektivisht.