Dejan Maksimoviç
07 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
SARAJEVË (AA) – Kombëtarja e Basketbollit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lojërat Olimpike në Rio de Janiero do të marrë pjesë pa yllin e parë Stephen Curry, raporton Anadolu Agency (AA).
Basketbollisti më i mirë i kampionit aktual Golden State Warriors dhe i NBA- ligës, vendimin e tij e arsyetoi me nevojën për pushim. Gjatë play-off-it të këtij sezoni ka pasur shumë probleme me lëndimet, gjë që i sillte vështirësi.
“Qëllimi im primar me basketbollin këtë verë do të jetë që të fokusohem në rimëkëmbjen e trupit për të qenë i gatshëm për sezonin 2016/2017. Përvoja ime e deritanishme me kombëtaren e SHBA-ve ka qenë shumë e dobishme, prandaj ky është një vendim i vështirë për mua dhe familjen time. Megjithatë, për shkak të disa faktorëve, përfshirë edhe lëndimin e fundit të gjurit, mendoj se ky është vendimi më i mirë për mua në këtë fazë të karrierës”, tha Curry për mediat amerikane.