BERLIN (AA) - Presidenti i dorëhequr i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Joseph Sepp Blatterm ka porositur se çdo pretendim për përfshirjen e tij në korrupsion duhet të vërtetohet, "e kjo është e pamundur sepse nuk jam i korruptuar", transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai theksoi se e ka ndërgjegjen të pastër kur janë në diskutim dhe pyetje akuzat se është përfshirë në korrupsion, për marrje të ryshfetit.
"Kush më akuzon për korrupsion duhet të vërtetojë së pari atë, dhe këtë se bën dot askush sepse nuk jam i korruptuar", ka thënë Blatter.
Ai vuri në dukje gjithashtu se "si president të FIFA-së askush nuk mund ta fusë në burg".
Blatter theksoi se është i gatshëm të pranojë çdo kritikë konstruktive, por se akuzat për përfshirje në korrupsion vetëm i mohon.
"Ata që thonë se Blatter është i korruptuar sepse FIFA është e korruptuar, ata që këtë e thonë pa poseduar prova, duhen dërguar në burg", ka thënë Blatter.
Blater njoftoi më 2 qershor se do të japë dorëheqjen pas skandalit të korrupsionit në Asociacionin Botëror të futbollit i cili është nën hetim të prokurorisë amerikane dhe zvicerane.