Dejan Maksimoviç
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 17 Dhjetor 2015
CYRIH (AA) - Presidenti i pezulluar i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter ka deklaruar se klubet e Madridit, Reali dhe Atletico janë nën hetime për shkak të parregullsive të ngjashme në lidhje me transferet që Barcelonën e çuan në ndalimin e blerjes së lojtarëve të rinj, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai për mediat spanjolle tha se Komisioni disiplinor i FIFA-s ka çuar në fund hetimin, por se nuk e dinë rezultatin. Blatter beson se të dy ekipet do të ndëshkohen si Barcelona nëse konfirmohen parregullsitë.