Selçuk Acar
13 Tetor 2015•Përditësim: 14 Tetor 2015
NEW YORK (AA) - Manny Pacquiao, boksieri, politikani dhe filantropi filipinas, deklaroi se në mars të vitit të ardhshëm planifikon të kthehet në ring, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pacquiao, i cili do të marrë pjesë në zgjedhjet për në Senatin në Filipine, u ka thënë gazetarëve se rëmtimin e marrë këtë vit në pjesën e shpatullës, thuajse është shëruar.
Ai theksoi se në nëntor apo dhjetor do të fillojë me stërvitjet për t’u bërë gati për përballje të reja në ring.
Pacquiao (36) më pas tha se në mars të vitit të ardhshëm do t’i kthehet ndeshjeve të boksit.
Ky boksier pas përballjes me boksierin amerikan Floydom Mayweather, në maj të këtij viti, iu nënshtrua një operacioni në shpatull.
Ndërkohë ai shprehu dëshirën që të ndeshet edhe njëherë kundër amerikanit. Ky është boksieri i parë i cili është bërë kampion në tetë kategori të ndryshme të boksit në të cilat fitoi dhjetë tituj si kampion i botës. Është quajtur “boksier i dekadës” . Shumë herë është shpallur boksier i vitit.