Dejan Maksimoviç
11 Gusht 2016•Përditësim: 11 Gusht 2016
BARCELONË (AA) – Futbollistit mbrojtës me përvojë Martin Demichelis (35), pasi i skadoi kontrata me Manchester City, vendosi që të kthehet në Spanjë, më saktë në radhët e Espanyol-it nga Barcelona, raporton Anadolu Agency (AA).
Argjentinasi i cili karrierën e tij në Evropë e arriti në Bayern Mynih për të cilin ka luajtur nga viti 2003 deri në vitin 2010 vendosi të nënshkruajë marrëveshje njëvjeçare me ekipin më pak të suksesshëm të ligës spanjolle nga Katalunja.