Elvir Hociç
26 Nëntor 2017•Përditësim: 27 Nëntor 2017
BEAVER CREEK (AA) – Skiatori gjerman Felix Neureuther ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë stërvitjes në qendrën amerikane të skijimit Beaver Creek, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në bazë të informacioneve paraprake, bëhet fjalë për dëmtimin e ligamenteve të gjurit të majtë, ndërsa nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë në garat e sezonit të sivjetshëm.
Neureuther postoi në rrjetet sociale një falënderim për tifozët e tij për përkrahjen e ofruar, ndërsa paralajmëroi se të hënën do të kthehet në Gjermani.
Skiatori gjerman po kalonte në një formë të mrekullueshme, të cilën e konfirmoi me fitoren e tij ditë më parë në Levi të Finlandës.
Bavarezi ka në vitrinat e tij një medalje të artë, një të argjendtë dhe tre të bronzta, të fituara në Kupat e Botës në ski, ndërsa me gjasë do të mungojë në Olimpiadën e cila në muajin shkurt do të mbahet në Peonchang, ku pritej të merrte medaljen e parë në Lojërat Olimpike.