Serhat Bağbars
14 Qershor 2016•Përditësim: 14 Qershor 2016
STAMBOLL (AA) - Pas ndeshjeve të para të grupit E në kuadër të Kampionatit Europian të Futbollit (AA) EURO 2016, Italia kryeson në grupin E, raporton Anadolu Agency (AA).
Italia mposhti Belgjikën me golat e shënuar nga Giaccherini dhe Pelle, duke marrë 3 pikë me një rezultat të pastër 2 - 0.
Ndërsa ndeshja tjetër e grupit Suedi - Irlandë doli pa fitues. Dy skuadrat nuk arritën të mposhtin njëra-tjetrën, duke mbyllur ndeshjen me rezultatin 1 - 1.