Ekip
18 mars 2021•Përditësim: 18 mars 2021
Federata Angleze e Futbollit (FA) është akuzuar se ka dështuar të mbrojë fëmijët nga abuzimi seksual dhe se nuk ka bërë sa duhet për t'i mbajtur ata të sigurt, zbuloi një hetimi i shumëpritur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raporti, i porositur nga FA në vitin 2016 dhe i udhëhequr nga avokati i shquar Clive Sheldon QC, u publikua dje dhe u përqendrua në abuzimin seksual të fëmijëve brenda organizatës që ndodhi midis viteve 1970 dhe 2005.
"FA veproi shumë ngadalë për vendosjen e masave të përshtatshme dhe të mjaftueshme për mbrojtjen e fëmijëve dhe për të siguruar që mbrojtja do të merrej mjaft seriozisht nga ata që ishin përfshirë në lojë. Këto janë dështime të rëndësishme institucionale për të cilat nuk ka asnjë justifikim", thuhet në hetim.
"Abuzimi shkatërroi besimin që të mbijetuarit kishin tek abuzuesi dhe tek ata me përgjegjësi në futboll për t'i mbajtur fëmijët të sigurt. Abuzimi kishte një ndikim shkatërrues në jetën e shumë të mbijetuarve si dhe familjeve të tyre dhe të dashurve të tyre”, shtoi ai.
Hetimi zbuloi se FA veproi shumë ngadalë në zbatimin e masave efektive të mbrojtjes dhe duhej të kishte bërë më shumë për të mbrojtur fëmijët dhe për t'i mbajtur ata të sigurt pas arrestimeve të profilit të lartë të abuzuesve seksualë të fëmijëve midis viteve 1995 dhe 2000.
Pas dënimit të këtyre "grabitqarëve seksualë" dhe pasi kishin nisur një politikë dhe program për mbrojtjen e fëmijëve, FA vazhdoi të bënte gabime duke dështuar që të heq abuzuesit nga prania e fëmijëve dhe raportimin e tyre tek autoritetet.
Sipas raportit, dolën deri në 240 persona të dyshuar për abuzim seksual të fëmijëve dhe 692 të mbijetuar të abuzimit. Megjithatë, sulmet seksuale u raportuan rrallë ndërsa niveli në të cilin ndodhi abuzimi ishte shumë më i lartë nga sa mendohej fillimisht.
"Të mbijetuarit kanë përshkruar para meje përpjekjet për vetëvrasje, përdorimin e tepruar të alkoolit, drogës ose varësinë nga to, periudhat e depresionit dhe sëmundjeve të tjera mendore, marrëdhëniet e dështuara me partnerë dhe fëmijë, të cilat ata ia atribuojnë abuzimit seksual që ata përjetuan si fëmijë", theksoi Sheldon në raportin e tij.
“Ata shpesh ndiheshin të turpëruar për atë që kishte ndodhur ose mendonin se nuk do të besoheshin. Për disa, ekzistonte një frikë e vërtetë se zbulimi do të sillte pasoja të dhunës ndaj tyre ose familjeve të tyre dhe për të tjerët, kishte shqetësim se karriera e tyre e futbollit do të rrezikohej", shtoi ai.
FA nuk arriti të ndalojë Barry Bennell dhe Bob Higgins, dy nga grabitqarët më famëkeq në organizatë, të përfshihen në futboll dhe ndonjë ngjarje të ngjashme. Megjithatë, raporti arriti në përfundimin se abuzimi nuk ishte i zakonshëm brenda FA-së dhe shumica e të rinjve ishin në gjendje të merreshin me sport në mënyrë të sigurt.
Në vitin 2016, ish-futbollisti Andy Woodward zbuloi se si ai ishte abuzuar seksualisht nga Bennell nga mosha 11 deri në 15 vjeç derisa ishte fëmijë duke trajnuar në klubin e futbollit Crewe Alexandra. Disa persona të tjerë gjithashtu mblodhën forcat dhe i dhanë dëshmitë në polici në lidhje me abuzimin e tyre seksual.
Pak kohë më pas, FA njoftoi një hetim të pavarur, ku kërkonte nga klubet e futbollit, si profesionistë dhe amatorë, në Angli dhe Uells që të sigurojnë informacione në lidhje me akuzat e abuzimit seksual midis viteve 1970 dhe 2005.
Shoqata Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve (NSPCC), një organizatë e njohur bamirëse për fëmijë në Britani të Madhe, hapi një linjë telefonike me FA me qëllim për të folur me futbollistët që ishin abuzuar nga trajnerë ose figura të tjera. Brenda javës së parë, janë pranuar mbi 860 thirrje.