Erkan Tiryaki
06 Dhjetor 2019•Përditësim: 07 Dhjetor 2019
Fenerbahçe ka fituar me rezultat prej 5-2 kundër Gençlerbirliği në ndeshjen e javës së 14-të të Super Ligës Turke, ndërsa futbollisti kosovar Vedat Muriqi ka shënuar dy gola, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Ülker të Fenerbahçes, klubi i Stambollit ka mundur kundërshtarin nga kryeqyteti Ankara.
Goli i parë i ndeshjes ka ardhur nga kuqezinjtë Gençlerbirliği, në minutën e 9-të nga Sio.
Më pas Fenerbahçe ka barazuar me golin e Muriqit në minutën e 23-të.
Klubi nga Stambolli ka kaluar në epërsi me golin e Gustavo në minutën e 32-të, ndërsa në minutën e 39-të në skenë sërish ka dalë kosovari Muriqi me ç'rast pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me epërsi për Fenerbahçen, 3-1.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Fenerbahçe ka rritur diferencën me golin e Ferdi Kadıoğlu në minutën e 75-të.
Pas disa minutash, gjegjësisht në 78, Gençlerbirliği me rumunin Stancu ka shënuar edhe një gol, 4-2.
Goli i fundit për Fenerbahçen, njëkohësisht edhe goli i fundit i ndeshjes, ka ardhur në minutën e 87-të, nga Max Kruse, 5-2.
Fenerbahçe me këtë fitore është renditur e dyta në tabelë me 25 pikë, me një ndeshje më shumë. Në krye të tabelës gjendet Sivasspor me 27 pikë.