ZURICH (AA) - Anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Shoqatës Botërore të Futbollit (FIFA) më 19 dhe 20 mars në një takim në Zurich të Zvicrës, do të vendosin për datat e ndeshjeve të Kampionatit botëror në Katar 2022.
Do të caktojnë datat e ndeshjeve, ndërsa si epilog i takimit pritet që Botërori 2022 në futboll të luhet në periudhën e dimrit, të zgjasë 28 ditë, dhe me propozimin e presidentit të FIFA-së, Joseph Sepp Blatter të përfundojë më 18 dhjetor.
Siç raporton Anadolu Agency (AA), Bordi Ekzekutiv i FIFA-së do të përcaktojë edhe afatet për dorëzimin e kandidaturave për organizimin e Kampionatit Botëror 2026. Sipas informacioneve të fundit, për organizim do të paraqiten Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.