Fatjon Cuka,Malik Hasa
08 Tetor 2015•Përditësim: 08 Tetor 2015
ELBASAN (AA) – Në “Elbasan Arena” ka filluar sfida Shqipëri-Serbi, ndërsa qyteti është nën kontroll të rreptë të forcave të policisë. Ndeshja ka filluar pa incidente, ndërsa stadiumi është i mbushur me mijëra tifozë shqiptarë nga i gjithë vendi, por edhe nga diaspora, raporton Anadolu Agency (AA).
Tifozët kanë filluar të hyjnë orën 16:00 në stadium, ku për shkak të marrjes së tyre vetëm nga një vend hyrje zgjati deri në fillimin e ndeshjes. Tifozët për të mbështetur kombëtaren shqiptare të futbollit në këtë sfidë të rëndësishme, kanë mbërritur nga të gjitha qytete e Shqipërisë, por edhe nga jashtë vendit, si nga Kosova, Maqedonia, si dhe diaspora.
Ndërkohë formacioni zyrtar për Shqipërinë është: Hysaj, Berisha, Gjimshiti, Cana, Agolli, Lenjani, Lila, Basha, Memushaj, Xhaka, Balaj. Formacioni për Serbinë: Stojkoviç, Tomoviç, Ivanoviç, S.Mitroviç, Kolarov, Tosiç, Milivojeviç, Matiç, A.Mitroviç, Tadiç, Ljajiç.
Gjyqtarë të ndeshjes janë Nikola Ricoli, Elenito di Liberatore dhe Mauro Tonolini.
Shteti shqiptar për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje ka angazhuar disa institucione të sigurisë dhe ruajtjes së rendit, si dhe mbi 2.300 forca policie, kryesisht në Tiranë dhe Elbasan, ndërkohë që do të jenë të gjitha mjetet dhe infrastruktura në dispozicion. Ndërkohë pjesë e ekipeve të policisë janë bërë edhe 20 forca policore nga Kosova, ku janë planizuar në shërbim në stadium kryesisht tek tifozët nga Kosova.
Vijon...