Doga Kirmizioglu
03 Shtator 2017•Përditësim: 04 Shtator 2017
ANKARA (AA) - Piloti britanik i Mercedes-it, Lewis Hamilton, triumfoi në garën e 13-të të Kampionatit Botëror të Formula 1, për Çmimin e Madh të Italisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara e 13-të e sezonit në Formula 1, u mbajt në pistën "Monza" e gjatë 5.793 metra në qytetin Monza të Italisë, në 53 xhiro.
Piloti i Mercedes-it, Lewis Hamilton, në garë filloi nga "pole position" triumfoi me të cilin arriti fitoren e 6-të të sezonit. Hamilton në garën e 201 të karrierës së tij arriti në fitoren e 59-të.
Finlandezi i Mercedes-it Valtteri Bottas u klasifikua i dytë, ndërsa piloti gjerman i Ferrari, Sebastian Vettel i tretë.
Hamilton me 238 pikë, u bë i parë në klasifikimin e pilotëve.
Gara e 14-të në Formula 1, do të zhvillihet më 17 shtator për Çmimin e Madh të Singaporit.
Klasifikimi i pilotëve:
1. Lewis Hamilton (Mercedes)
2. Valtteri Bottas (Mercedes)
3. Sebastian Vettel (Ferrari)
4. Daniel Ricciardo (Red Bull-TAG Heuer)
5. Kimi Raikkonen (Ferrari)
6. Esteban Ocon (Force India-Mercedes)
7. Lance Stroll (Williams-Mercedes)
8. Felipe Massa (Williams Mercedes)
9. Sergio Perez (Force India-Mercedes)
10. Max Verstappen (Red Bull-TAG Heuer)
Klasifikimi i ekipeve dhe pilotëve
Klasifikimi i pilotëve:
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe) - 238 pikë
2. Sebastian Vettel (Gjermani) - 235
3. Valtteri Bottas (Finlandë) - 197
4. Daniel Ricciardo (Australi) - 144
5. Kimi Raikkonen (Finlandë) - 138
Klasifikimi i ekipeve:
1. Mercedes - 435 pikë
2. Ferrari - 373
3. Red Bull - 212
4. Force India - 113
5. Williams - 55