Burak Bir
05 Gusht 2020•Përditësim: 06 Gusht 2020
Ekipi anglez Fulham të martën ka avancuar në Premier ligën angleze pas mposhtjes së Brentford-it në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).
Klubi avancoi në nivelin më të lartë të futbollit anglez pas fitores 2-1 në kohën shtesë, pas barazimit pa gola mbi 90 minuta në finalen e barazhit të Championship në Wembley.
Golat e Joe Bryan në minutat e 105-të dhe 117-të sollën fitoren për skuadrën e tij, teksa pasi goli i krahut të djathtë të Brentford, Henrik Dalsgaard, në minutën 120 + 4 ishte tepër vonë.
Me këtë fitore, Fulham arriti ë hyjë në Premier ligën pas një viti mungesë nga niveli më i lartë i futbollit anglez.
Leed United dhe West Bromwich Albion janë dy klubet tjera të cilat do të zhvendosen nga Championship në Premier ligën.