Fatih Erel
09 Maj 2019•Përditësim: 10 Maj 2019
Antalyaspor do të përballet me Bursasporin në fushë të vet të premten me çka fillon java e 32-të e ligës turke në futboll Spor Toto Super Lig, e cila edhe këtë javë pritet të sjell ethe në garën për titull dhe në garën për mbijetesë në elitën turke të futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Lideri i tabelës së klasifikimit, Galatasaray do të luajë kundër Çaykur Rizespor në një ndeshje në fushë mysafire të shtunën.
Në një ndeshje derbi të dielën e kaluar, "Luanët" mposhtën rivalin e tyre Beşiktaşin, me çka tre javë para përfundimt të kampionatit morrën kryesimin tabelar të cilin gjatë kohë e mbante ekipi i Başakşehir, të cilët tani zënë pozitën e dytë me pikë të njëjta.
Tre klubet nga Stambolli - Başakşehir, Galatasaray dhe Beşiktaş, ende janë me gjasa për të fituar titullin e kampionit, në një nga kampionatet më dramatike deri më sot.
Galatasaray ka arkëtuar 63 pikë, aq sa ka edhe Başakşehir vendin e dytë dhe Beşiktaş në vend të tretë me 59 pikë.
Të dielën në shtëpi të vet, Medipol Başakşehir do të përballet me MKE Ankaragücü, ndërsa Beşiktaş do të luaj ndeshjen të hënën kundër Aytemiz Alanyaspor.
Gjigantët e Stambollit, Fenerbahçe do të luajnë kundër Akhisarit në fushë të vet të shtunën. "Kanarinat e Verdha" po luajnë sezonin më të keq në historinë e tyre, me vetëm tetë fitore në 31 ndeshje të zhvilluara. Aktualisht ndodhen në vendin e 12-të me 37 pikë të tubuara, 26 pikë më pak nga vendi i parë.
E premte:
Antalyaspor - Bursaspor
E shtunë:
Çaykur Rizespor - Galatasaray
Fenerbahçe - Akhisarspor
Göztepe - Demir Grup Sivasspor
E dielë:
Istikbal Mobilya Kayserispor - Kasımpaşa
Atiker Konyaspor - Trabzonspor
Medipol Başakşehir - MKE Ankaragücü
Evkur Yeni Malatyaspor - B.B. Erzurumspor
E hënë:
Beşiktaş - Aytemiz Alanyaspor