Muhammed Boztepe
18 Janar 2017•Përditësim: 19 Janar 2017
KONYA (AA) - Nigeriani Hammed Omseni Abdulselam, i cili është futbollist i një skuadre të një qyteze në Konya të Turqisë në të njëjtën kohë punon edhe si kasap, raporton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti 25 vjeçar i cili ka ardhur në Turqi dy vite më parë banon në qytezën Kadınhanı të Konyas. Nigeriani është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së këtij qyteti, Saiteli Kadınhanı Belediyespor.
Shokët e skuadrës atë e thërrasin "Ahmet", ndërkohë ai është një nga të huajt e pakët të ligës së tretë të Turqisë. Për nga veçoritë dhe teknika ai ngjan me futbollistin e Beşiktaş-it, Atiba Hutchinson.
Krahas suksesit të tij në këtë skuadër nigeriani ndihmon trajnerin e tij në dyqanin e mishit, për pastrimin e tij, shitjen dhe copëtimin e mishit. Hammed paratë që fiton ja dërgon familjes së tij që ende ndodhet në Nigeri.
Në një deklaratë për AA Hammed Omsoseni Abdulselam thotë se ka ardhur në Turqi me sugjerimin e shokëve dhe miqve të tij.
Hammed tregon se ka luajtur futboll edhe në vendin e tij, por e ka lënë atë për shkak të fitimit të ulët që kishte. Ai thotë se është pritur shumë mirë në Turqi.
Duke vënë në dukje se veçanërisht në qytezën ku ai jeton sillen shumë mirë me të, Hammed në vijim thotë: "U mësova shpejt këtu dhe më duket sikur jam në vendin tim. Dua të jetoj gjatë në Turqi. Ndërkohë shpresoj që një ditë të luaj në skuadrën e Beşiktaş-it. Futbollistët që unë i marr për shembull janë Atiba Hutchinson dhe Luka Modric. Shpresoj që një ditë të bëhem edhe un i suksesshëm si ata."
Nigeriani thotë se dëshiron që të vazhdojë të kontribuojë për skuadrën ku ndodhet aktualisht. "Shpresoj që të ecim përpara drejt synimeve. Bëjmë shumë stërvitje. Trajneri është me të vërtet i mirë dhe me përvojë. Ndërsa kohën time të lirë e kalojë me të. Punoj në dyqanin e mishit që ai ka. Pastroj dyqanin, copëtoj mishin dhe e përgatis për shitje. Kur më vijnë klientët nuk nguroj ti pyes në gjuhën turke 'e dëshironi me dhjamë apo pa dhjamë mishin'. Kur dëgjojnë këtë çuditen pasi nuk e presin një gjë të tillë."