Hülya A. Gündüzalp
24 Nëntor 2015•Përditësim: 24 Nëntor 2015
STOKHOLM (AA) - Ekipi francez Paris Saint-Germain (PSG) i cili do të luajë kundër ekipit suedez Malmö në kuadër të ndeshjeve të UEFA Champions League, e prezantoi uniformën me mbishkrimin "Unë Jam Parisi" në web faqen e tij të cilën do ta veshin në dy ndeshjet e radhës, raporton Anadolu Agency (AA).
Uniforma në fjalë mori pjesë në web faqen zyrtare të klubit. Futbollistët e PSG-së në dy ndeshjet e radhës do të dalin në fushë pa reklama dhe me mbishkrimin "Unë Jam Parisi".
Futbollistët do ti veshin këto uniforma në ndeshjen UEFA Champions League kundër Malmö-s e cila do të luhet të mërkurën dhe ndeshjen e ligës franceze kundër Troyes e cila do të luhet të shtunën.
Presidenti i Klubit, Nasser Al-Khelaifi e falënderoi sponsorin e uniformës për shkak të mirëkuptimit.