Emre Aşıkçı
27 Gusht 2021•Përditësim: 27 Gusht 2021
Klubi turk Galatasaray marshoi në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Evropës 2021/22 pas fitores me rezultatin 2:1 kundër klubit danez Randers të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).
"Luanët" fituan në ndeshjen e kthimit të "play-off"-it të zhvilluar në Stamboll, pas rezultatit përfundimtar 3:2.
Lojtari i Randers, Marvin Egho shënoi golin e epërsisë me një goditje me kokë në minutën 11 në stadiumin "Recep Tayyip Erdoğan" në Kasimpasa.
Mysafirët kryesuan në pjesën e parë.
Megjithatë, Galatasaray e barazoi rezultatin me golin e mbrojtësit Patrick van Aanholt nga distanca e afërt në minutën e 48-të.
Mesfushori i Randers, Frederik Lauenborg shënoi një autogol në minutën 59, që ishte edhe goli i fitores për Galatasaray.
Galatasaray shënoi një fitore 2:1 duke kaluar në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Shorti i fazës së grupeve të Ligës së Evropës këtë sezon do të mbahet sot në Stamboll.
Më herët të enjten, rivalët e Galatasaray, Fenerbahçe gjithashtu kaluan në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, duke eliminuar klubin finlandez HJK Helsinki me rezultatin përfundimtar 6:2.