Satuk Buğra Kutlugün
30 Prill 2019•Përditësim: 30 Prill 2019
Xhiroja e 30-të e kampionatit turk në futboll ka sjellë rezultate të papritura, pasi dy ekipet e para në tabelën e klasifikimit nuk arritën të shënojnë fitore në përballjet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas humbjes së liderit Başakşehir në fushë të vet të shtunën, Galatasaray lëshoi një rast të shkëlqyer për të marrë kryesimin tabelar, duke luajtur baraz pa gola në përballjen me Konyaspor.
Kampioni në fuqi, Galatasaray, të dielën mundi të barazohet me pikë me liderin Medipol Başakşehir i cili në pesë ndeshjet e fundit ka humbur 10 pikë.
'CimBom' filloi ndeshjen me entuziazëm duke kërkuar golin e avantazhit, megjithatë hasi në një mbrojtje stabile të Konyasporit, e cila nuk lejoi të tundet porta e saj.
Pjesa e dytë i ngjau pjesës së parë në të cilën Galatasaray vazhdoi të huqë rastet për të shënuar.
Pas javës së 30-të, Medipol Başakşehir mbeti në krye të renditjes tabelare me 62 pikë ndërsa Galatasaray renditet i dyti me 60 pikë dhe Beşiktaşi i treti me 59 pikë.
Rezultatet e Super Ligës, java 30:
Medipol Başakşehir - Goztepe: 0-2
Caykur Rizespor - Demir Grup Sivasspor: 0-0
Fenerbahçe - Trabzonspor: 1-1
Istikbal Mobilya Kayserispor - Aytemiz Alanyaspor: 1-1
Bursaspor - Akhisarspor: 0-0
Beşiktaş - MKE Ankaragucu: 4-1
Evkur Yeni Malatyaspor - Kasımpasa: 2-1
Atiker Konyaspor - Galatasaray: 0-0