Doga Kirmizioglu
13 Dhjetor 2017•Përditësim: 13 Dhjetor 2017
ANKARA (AA) – Futbollistët e klubit brazilian Gremio, kanë mposhtur skuadrën meksikane Pachucu me rezultatin minimal 1:0, me çka janë plasuar në finalen e Kampionatit Botëror për klube i cili po luhet në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Në pjesën e rregullt të lojës asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë një gol, për çka ndëeshja shkoi në vazhdime.
Gremio çeli rezultatin në minutën e 95-të të lojës, me një gol të shënuar nga Everton pas një solo aksioni.
Në vazhdimin e lojës të dyja skuadrat kishin mundësitë e veta për të shënuar, megjithatë rezultati qëndroi i pandryshuar deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Në finale, Gremio do të ketë përballë fituesin e duelit Real Madrid - Al Jazira, i cili luhet të enjten në ora 18:00.