Yunus Kaymaz
03 Gusht 2018•Përditësim: 04 Gusht 2018
STAMBOLL (AA) – Futbollisti argjentinas Gonzalo Higuain tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Milanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga klubi italian Milan thuhet se futbollisti 30 vjeçar është huazuar për 18 milionë euro me opsion për blerje për një shumë shtesë prej 36 milionë euro.
Higuain i cili dy vite më parë u transferua nga Napoli në Juventus për 90 milionë euro, vitin e kaluar me fanellën e "Zonjës së vjetër" shënoi 16 gola në ligën e parë italiane Serie A.
Gjithashtu Milan ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare edhe me mbrojtësin 24 vjeçar italian të Juventusit, Mattia Caldara.
Juventusi në një njoftim nëpërmjet faqes së tij bëri të ditur se Leonardo Bonucci, i cili luante për Milianin, i është rikthyer ish ekipit të tij, Juventusit.
Mbrojtësi Italian 31 vjeçar Bonucci vitin e kaluar nga Juventusi kaloi në Milan.