kip
28 Maj 2019•Përditësim: 29 Maj 2019
SHBA, Rusia dhe mbrojtësi i titullit të kampionit botëror Finlanda, përbëjnë “grupin e vdekjes”, në Kampionatin Botëror në hokej që do të mbahet vitin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tre gjigantëve të hokejit, do t'u bashkohet edhe nikoqiri Zvicra në një grup prej gjithsej 8 ekipesh të cilat ndeshjet e tyre do t'i luajnë në Cyrih.
Federata Ndërkombëtare e Hokejit (IIHF) sot njoftoi përbërjen e grupeve, vetëm dy ditë pasi Finlanda mundi Kanadanë në ndeshjen finale të Botërorit që u mbajt këtë viti në Sllovaki.
Kanadaja kryeson grupin tjetër tetë-ekipësh që do të luajnë në Lozanë, ku ndodhet edhe kampioni i vitit 2017 dhe i vitit 2018, Suedia.
Salla është ndërtuar për Olimpiadën Dimërore për të rinjtë, që do të mbahet në vitin 2020.
Botërori 2020 do të zhvillohet në datat 8-24 maj.