Dejan Maksimoviç
31 Dhjetor 2016•Përditësim: 01 Janar 2017
MANCHESTER (AA) – Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimoviç, akoma beson se me klubin e tij mund të mbërrijnë këtë vit tek titulli i kampionit të Premier Ligës angleze, pavarësisht disavantazhit prej 13 pikëve nga lideri në tabelë, Chelsea, raporton Anadolu Agency (AA).
Përkundër moshës 35 vjeçare, Ibrahimoviç po kalon në një periudhë të shkëlqyeshme me “Djatë e Kuq”, pavarësisht dyshimeve të shumta të cilat u shfaqën para fillimit të sezonit.
Nëse shënon gol në ndeshjen e sotme kundër Middlesbrough, do të jetë goli i tij i 51-të në këtë vit kalendarik me çka do të ishte golashënuesi më i mirë në ligat evropiane (pesë ligat më të forta).
Ai shpreson që golat e tij të vënë në lëvizje Unitedin kah maja e tabelës.
“Jam i lumtur, por kam mundur të jem më i lumtur”, tha ai për ESPM, për të shtuar. "Mendoj se është e mundur të fitojmë titullin. Kemi pasur momente kur rezultatet tona nuk kanë qenë siç duhej të ishin sepse bënim punë të mirë, por ende jemi këtu, mbetja është e arritshme. Shpresoj që ekipet tjera të bëjë gabime, që të reduktojmë disavantazhin”, tha Ibrahimoviç i cili është përgjigjur edhe në kritikat ndaj zërave se është i moshuar për të luajtur në Angli.
“Unë flas me këmbët e mia, nuk jam i paguar të flas me gojën time. Jam i paguar të flas me këmbët dhe pikërisht këtë jam duke e bërë. Këtë e bëjë tani e 15 vite, prandaj vlerësoj se nuk është asgjë e re nga unë, por vetëm njën sezon tjetër në rrëfimin tim. Përderisa ndihem mirë fizikisht, nuk brengosem se çfarë do të ndodhë në fushë sepse jam i vetëdijshëm për aftësitë e mia”, përfundoi Ibrahimoviç.
Në xhiron e 19-të të Premier Ligës që fillon sot, Manchester United pret në Old Trafford ekipin Middlesbrough, në një ndeshje e cila fillon në ora 16:00. United zë pozitën e gjashtë me 33 pikë ndërsa lideri Chelsea ka 46.