Bakir Tiro
10 Janar 2019•Përditësim: 10 Janar 2019
MILANO (AA) – Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, për shkak të vonesave gjatë fillimit të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit, është penalizuar në mënyrë drastike. Menaxhmenti i ekipit nga Milano vendosi ta sanksionojë atë me 100 mijë euro, shkruan "La Gazzetta delo Sport", transmeton Anadolu Agency (AA).
Javën e kaluar, Icardi ishte në një konflikt të butë me udhëheqësit e klubit që i ofruan atij një kontratë të re për të fituar 7 milionë euro në vit. Mirëpo, gruaja dhe menaxherja e Icardit, Wanda Nara, nuk dëshiron të bie dakord me kushtet e ofruara, por kërkon 8 milionë euro në vit, plus bonuset.
Situata ditëve të fundit ka kulmuar, andaj Interi është duke menduar që në afatin kalimtar dimëror ta shesë Icardin.