ANKARA (AA) - Ekipi i Superligës italiane, "Seria A", Inter ka arritur të marrë me qera futbollistin e Barcelonës, Martin Montoya, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate në ueb-faqen e klubit italian thuhet se 24 vjeçari Montoya i cili luante tek Barcelona është marrë me qera bashkë me opsionin e blerjes.
Ndërkohë Montoya gjatë sezonit të shkuar ka luajtur 12 ndeshje tek Barcelona nga ku arriti të kryente 3 asiste.
Klubi italian, Inter i cili ka hyrë shumë shpejt në sezonin e merkatos krahas Montoya-s ka lidhur ngjyrave të tij edhe fubollistë të tjerë të njohur si Jeison Murillo i cili luante tek Granada, Miranda i cili luante tek Atletico Madrid dhe Geoffrey Kondogbia i cili luante për Monacon.