Yunus Kaymaz
22 prill 2022•Përditësim: 23 prill 2022
Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e katërt të sezonit që do të zhvillohet në Itali, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i Madh i Emilia-Romagna, do të zhvillohet me 63 xhiro në Pistën Imola, e gjatë 4,9 kilometra, që gjendet në qytetin Imola
Xhirot për renditjen do të fillojnë sot në orën 17:00, ndërsa gara Sprint do të mbahet nesër në orën 16:30. Gara do të zhvillohet të dielën më 24 prill në orën 15:00.
Deri më tani Charles Leclerc nga Ferrari ka fituar dy gara, ndërsa Max Verstappen nga Red Bull një.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
- Klasifikimi i pilotëve
1. Charles Leclerc (Monako): 71 pikë
2. George Russell (Britani e Madhe): 37
3. Carlos Sainz (Spanjë): 33
4. Sergio Perez (Meksikë): 30
5. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 28
- Klasifikimi i ekipeve
1. Ferrari: 104
2. Mercedes: 65
3. Red Bull: 55
4. McLaren: 24
5. Alpine: 22