Hilmi Sever
06 Korrik 2018•Përditësim: 06 Korrik 2018
KAZAN (AA) – Raundi i çerekfinales në Kampionatin Botëror "Rusi 2018" do të përfundojë me dy ndeshjet që do të zhvillohen nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Sot do të luhen dy ndeshjet e para të çerekfinales. Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Uruguajit dhe Francës në stadiumin "Nizhny Novgorod", në ora 16:00 ndërsa ndeshja e dytë do të jetë mes Brazilit dhe Belgjikës në stadiumin "Kazan Arena" në ora 20:00.
Ndeshja e parë nesër do të zhvillohet mes Suedisë dhe Anglisë në stadiumin "Samara Arena", në ora 16:00.
Ndërsa ndeshja e fundit e çerekfinales do të luhet mes Rusisë dhe Kroacisë në stadiumin “Fisht” në qytetin Soçi. Ndeshja do të fillojë në ora 20:00.