ANKARA (AA) - Basketbollisti Kobe Bryant i cili luan për ekipën Los Angeles në NBA u bë shënuesi i tretë më i mirë në histori të NBA ligës, duke lënë pas vetes Michaela Jordana, shkruan Anadolu Agency (AA).
Bryant në ndeshjen e fundit në të cilën LA mundi Minnesota Timberwolves me rezultatin 100-94, shënoi 26 pikë dhe kështu regjistroi 32.310 pikë të shënuara në karrierën e tij.
Pas shënimit të tij nga gjuajtjet e lira në çerekun e dytë të ndeshjës, shokët e skuadrës së tij, stafi drejtues dhe lojtarët kundërshtarë u afruan për t'ia uruar.
Bryant kështu ndodhet në vendin e tretë të listës e shënuesve më të mirë pas Kareem Abdul-Jabbara dhe Karl Malone, ndërsa Michael Jordan ndodhet në vendit katërt me 32.292 pikë.
Lista e shenuesve më të mirë të ligës NBA është si vijon:
| |
Basketbollisti |
Pikët |
| 1 |
Kareem Abdul-Jabbar |
38.387 |
| 2 |
Karl Malone |
36.928 |
| 3 |
Kobe Bryant |
32.310 |
| 4 |
Michael Jordan |
32.292 |
| 5 |
Wilt Chamberlain |
31.419 |
| 6 |
Shaquille O'Neal |
28.596 |
| 7 |
Moses Malone |
27.409 |
| 8 |
Elvin Hayes |
27.313 |
| 9 |
Dirk Nowitzki |
27.223 |
| 10 |
Hakeem Olajuwon |
26.946 |