Hilmi Sever
10 Janar 2018•Përditësim: 10 Janar 2018
ANTALYA (AA) - Klubi i Superligës së Shqipërisë, Kukësi ka fituar në miqësoren me klubin e Superligës së Turqisë, Bursaspor e luajtur në qytetin Antalya, e cila përfundoi me rezultatin 2-1, raporton Anadolu Agency (AA).
Kukësi në kuadër të fazës së përgatitjeve që po i zhvillon në qytetin Antalya të Turqisë, është përballur në ndeshjen miqësore me Bursaspor-in.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me epërsi të Bursaspor-it, ndërsa Kukësi me golat e Eni Imami në minutën 64 dhe Donjet Shkodra në minutën 70 ka arritur të fitojë miqësoren. Golin e vetëm për Bursaspor-in e shënoi kapiteni Pablo Martin Batalla.
Kampioni i vitit 2010 në Superligën Turke, Bursaspor, në kuadër të fazës përgatitore më parë është përballur edhe me Skënderbeun, të cilin e ka fituar me rezultatin 3-0.
Ndryshe, Kukësi në sezonin në vijim është në pozitën e katërt të Superligës shqiptare me 25 pikë të fituara.