ANKARA (AA) - Legjenda e futbollit, Pele është bërë operacion për sëmundjen e prostatës në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të bërë nga spitali ku është operuar 74 vjeçari, thuhet se ndaj legjendës Pele është kryer një ndërhyrje për sëmundjen për të cilën ai kurohej më parë, atë të prostatës. Në deklaratë thuhet gjithashtu se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Ndërkohë në deklaratën e spitalit thuhet gjithashtu se doktorët mbikëqyrës të shëndetit të Peles janë Gustavo Caserta Lemos dhe Fabio Nasri të cilët kanë filluar edhe mjekimin pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Legjenda Pele vitin e kaluar realizoi një tjetër operacion të suksesshëm në këtë spital. Ndërkohë pas daljes nga spitali ai u shtura sërish për shqetësime në rrugët urinare, nga shqetësimet e të cilave u kurua për rreth 16 ditë rresht.