Dejan Maksimoviç
03 Shkurt 2017•Përditësim: 04 Shkurt 2017
LOS ANGELES (AA) – Gjigandi i basketbollit Magic Johnson është kthyer në Los Angels Lakers në rolin e këshilltarit të pronares së klubit Jeanie Buss, raporton Anadolu Agency (AA).
Lakers edhe këtë sezon përsëri është larg 'play-off'-it, pas tre vitesh gjatë të cilave kanë regjistruar rezultatet më të këqija në historinë e klubit.
Johnson, i cili tre herë është shpallur si lojtari më i mirë (MVP) në NBA, 13 vite të plota të karrierës i kaloi në Lakers me të cilin fitoi pesë tituj kampioni.
"Jam i lumtur që kthehem në Lakers. Do të bëj çdo gjë që është në fuqinë time që të kthehen atje ku e kanë vendin në elitën e NBA-së", tha Johnson.