İbrahim Erikan
08 Korrik 2021•Përditësim: 08 Korrik 2021
Futbollisti italian Mario Balotelli karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi ndërsa ka nënshkruar kontratë me klubin e ligës së parë Adana Demirspor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e klubit thuhet se me sulmuesin 30-vjeçar është nënshkruar kontratë tre-vjeçare.
"Kemi realizuar një transferim që klubin tonë Adana Demirspor do ta shënojë me shkronja të arta në histori. Ylli botëror Mario Balotelli ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare. 'Super Mario' nga sot do të shënojë gola me fanellën tonë", shkruan në njoftimin e postuar në Twitter.
Pas Balotellit është një karrierë shumë e lakmueshme. Ndër të tjera, ai luajti për Inter Milan, Manchester City, Milan, Liverpool, Nice, Marseille, Brescia. Ai ka zhvilluar 36 ndeshje për kombëtaren e Italisë dhe ka shënuar 14 gola.