Mbahet gara ndërkombëtare Istria 100 by UTMB në Kroaci
Gara nisi nga qyteti Labin dhe kaloi nëpër zonat Plomin Luka, Moscenicka Draga, Poklon, Brgudac, Trstenik, Buzet, Butoniga, Livade, Groznjan dhe Buje, për të përfunduar në qytetin Umag.
Mustafa Talha Öztürk, Eren Beksaç
12 Prill 2026•Përditësim: 12 Prill 2026
photo: Samır Jordamovıc / AA
Hırvatistan, Hırvatistan
UMAG (AA) – Në kuadër të garës Ultra-Trail du Mont-Blanc (UTMB), e konsideruar si një nga garat më konkurruese të vrapimit në shtigje malore në botë, në Kroaci u organizua gara Istria 100 by UTMB.
Gara nisi nga qyteti Labin dhe kaloi nëpër zonat Plomin Luka, Moscenicka Draga, Poklon, Brgudac, Trstenik, Buzet, Butoniga, Livade, Groznjan dhe Buje, për të përfunduar në qytetin Umag.
Foto : Samır Jordamovıc/AA
Në garë u zhvilluan pesë kategori distancash: 21 kilometra, 42 kilometra, 69 kilometra, 110 kilometra dhe 168 kilometra, ku pjesëmarrësit garuan për të arritur rezultate sa më të mira.
- Sportistët e AASK-së morën pjesë në garë
Në garë morën pjesë edhe sportistë të Klubit Sportiv të Agjencisë Anadolu (AASK).
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm dhe kryeredaktori i Agejncisë Anadolu, Yusuf Ozhan, si dhe përgjegjësi i disiplinës së atletikës në AASK, Hasan Huseyin Kul, garuan në kategorinë e 21 kilometrave.
Në këtë kategori, ku morën pjesë 416 vrapues, Kul e përfundoi garën me kohën 1 orë, 36 minuta e 2 sekonda, duke u renditur i 17-ti në klasifikimin e përgjithshëm dhe i 5-ti në kategorinë e moshës 40-44 vjeç. Ndërkaq, Ozhan e përfundoi garën me kohën 1 orë, 56 minuta e 1 sekondë, duke u renditur i 76-ti në përgjithësi dhe i 12-ti në të njëjtën kategori moshe.
Në garën e 21 kilometrave, vendin e parë te meshkujt e fitoi italiani Isacco Costa, ndërsa te femrat bashkëkombësja e tij Vivien Bonzi.
- “I inkurajojmë punonjësit tanë të merren me sport”
Përgjegjësi i atletikës në AASK, Hasan Huseyin Kul, theksoi se i inkurajojnë punonjësit e agjencisë të merren me sport, pasi kjo ndikon pozitivisht si në shëndetin fizik, ashtu edhe në atë mendor.
Ai u shpreh se një person që merret me sport është më produktiv në jetën e përditshme dhe në punë, duke shtuar se pjesëmarrja në gara u jep punonjësve një qëllim dhe e bën sportin pjesë të rëndësishme të jetës së tyre.
Kul gjithashtu theksoi se si klub sportiv, javën e kaluar organizuan në Ankara garën “Vrapimi 1920”, me mbi 1.000 pjesëmarrës, për të cilën morën reagime shumë pozitive dhe planifikojnë ta bëjnë një aktivitet tradicional.
Nga ana tjetër, drejtori operativ i garës UTMB Trail, Zane Schmahl, deklaroi se gjatë fundjavës, rreth 3 mijë sportistë nga vende të ndryshme të botës mbërritën në rajonin e Istrias për të marrë pjesë në garë.
Një nga pjesëmarrësit, Ozcan Bos nga Edirne, theksoi se gara ishte sfiduese, por një përvojë shumë e bukur, duke shtuar se udhëtuan rreth 1.400 kilometra për dashurinë ndaj sportit dhe natyrës dhe se organizimi ishte shumë i suksesshëm.