Muhammed Enes Çallı
11 Dhjetor 2019•Përditësim: 11 Dhjetor 2019
Klubi italian i futbollit Napoli të martën shkarkoi trajnerin italian, Carlo Ancelotti për shkak të rezultateve të dobëta në Serie A, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi u bë i ditur disa orë pas fitores së Napolit me rezultatin 4:0 ndaj Genk-ut që e çon klubin italian në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.
"SSC Napoli mori vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me trajerin e parë të ekipit Carlo Ancelotti. Miqësia dhe respekti i ndërsjellë midis klubit, presidentit Aurelio De Laurentiis dhe Carlo Ancelottit mbeten të palëkundura", thuhet në deklaratën e klubit.
Përkundër kualifikimit të Napolit në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, klubi italian zhgënjeu tifozët e tij për performancën e dobët në Serie A.
Fituesit e sezonit të kaluar aktualisht zënë vendin e shtatë në radhitje, pasi mblodhën 21 pikë dhe pa fitore në shtatë ndeshje.
Tifozët e Napolit nuk kanë shijuar fitore në Serie A që nga humbja 2:0 në shtëpi nga Verona më 19 tetor.